Debutimi i Piolit, mungesa dhe protesta në “San Siro”

schedule12:16 - 20 Tetor, 2019

schedule 12:16 - 20 Tetor, 2019

Sonte në darkë pritet debutimi i trajnerit të ri të Milanit, Stefano Pioli kundër Lecces. Ai duhet të fitojë zemrat e tifozëve kuqezi, të cilët do të organizojnë një protestë. Në ‘San Siro’ pritet të jetë një atmosferë e çuditshme, teksa janë shitur 48 mijë bileta, por ‘Curva Sud’ ka lajmëruar se do të qëndrojnë në heshtje përgjatë 90 minutave. Gjithashtu ata do të shfaqin asnjë banderolë për ekipin e tyre të zemrës.

Sa i takon situatës në ekip, Jack Bonaventura është jashtë për shkak të një problemi muskulor, duke iu bashkuar listës së mungesave të tjera me Mattia Caldara që vazhdon rikuperimin, ndërsa Davide Calabria dhe Samu Castillejo janë të pezulluar nga kartonët e kuq të marrë në ndeshjen e fundit kundër Genoas.

Sipas raportimeve të fundit do të jetë Leao ai që do ta fillojë si titullar sfidën në vend të polakut Piatek, së bashku me Rebic e Suso, të cilët kompletojnë treshen e sulmit. Lucas Biglia është favorit në mesfushë, pasi ka punuar me Piolin në të shkuarën te Lazio. /abcnews.al