Mbi 110 milion euro do të përdoren për transportin e gjelbër në Tiranë.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KFW në Shqipëri, nënshkruan Marrëveshjet e Financimit për Projektin e Transportit të Gjelbër.
50 milionë Euro janë dhënë hua, nga Qeveria Gjermane si dhe një grant prej 31.2 milionë Eurosh është akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro ndërsa Bashkia e Tiranës do të bashkëfinancojë në vlerën 29.17 milionë Euro.
Projekti parashikon zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus duke përdorur autobusë me bateri-elektrike në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).
Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2./abcnews.al