“Çështja ‘Beleri’ është problemi më i vogël që kemi me Greqinë”, Krisafi: Shqipëria, gati për të hapur kapituj të rinj

schedule13:26 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 13:26 - 28 Dhjetor, 2023

“Çështja e Belerit është problemi më i vogël që Shqipëria ka me Greqinë”, deklaroi eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi në Tirana Live.

Ai theksoi se çështja e detit është më me rëndësi, por akoma nuk ka negociata konkrete.

“Është një zgjidhje që mund të vijë shumë shpejt brenda një muaji apo dy muajsh. Në dallim nga Beleri, çështja e detit është shumë e madhe. Ka një dy vjet a tre vjet që zoti Rama tha që do të jetë një çështje që do të kalojë në Hagë. Të dyja palët ende nuk e dinë se çfarë do të çojnë në Hagë, pasi në Hagë çohet e gjithë çështja dhe nuk kanë rënë ende dakord. Deri më sot ka treguar se është një çështje shumë e ndërlikuar dhe uroj që të zgjidhet shpejt. Në raste të tilla, ka grupe pune që merren me çështje si kjo”.

Sa i përket, hapjes së negociatave për Shqipërinë, Krisafi tha se vendi ynë është gati për të hapur kapituj të rinj. Mirëpo, sipas tij, zgjedhjet europiane, të cilat janë në qershor mund të na e vonojnë si proces.

“Shqipëria është gati për të hapur kapitujt, çështja e Belerit mund të zgjidhet për një muaj ose dy dhe do të zgjidhet. Në dhjetor pritet të hapeshin, por ishte samiti dhe nuk u hap, pasi ishte një çështje teknike. Por ka dhe një çështje tjetër që në mesin e vitin tjetër siç janë zgjedhjet europiane dhe kjo mund të na pengojë dhe të na shtyhet sërish. Këto janë çështje teknike më shumë. Unë nuk di të ketë hapje të negociatave deri në qershor të vitit tjetër, pasi në mos gaboj janë zgjedhjet europiane”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!