Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion kanë humbur jetën 13 persona. Sipas Sky News, 12 pasagjerët në autobus humbën jetën nga zjarri që shpërtheu pas aksidentit ndërsa drejtuesi i kamionit humbi jetën nga përplasja.
16 persona të tjerë pësuan djegie ose fraktura dhe u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur.
“Unë po udhëtoja nga Gouna kur autobusi u përmbys pasi u përplas me kamionin dhe mori flakë”, tha një nga të plagosurit për Associated Press.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi me shkaqet kryesore që janë shoferët e pakujdesshëm, kushtet e këqija të rrugës dhe automjetet e vjetruara. Sipas policisë indiane më shumë se 110,000 njerëz vdesin çdo vit në aksidente rrugore në të gjithë Indinë.
/abcnews.al