Juventusi fitoi me vuajtje ndaj Bolonjës një ditë më parë, ndërkohë që ka pasur polemika edhe për gjykimin. Bardhezinjtë duhet të falënderojnë Gianluigi Buffon, i cili në minutën e fundit shtesë arriti të priste një goditje të Santander.
Pas një goditjeje dënimi në favor të Bolonjës, sulmuesin Santander e ndali fillimisht traversa dhe më pas mori një tjetër top nga shokët e tij dhe me një kthesë mjaft të bukur goditi në kuadrat.
Buffon, edhe pse i ka mbushur 41 vjeç, tregoi se nuk i ka humbur reflekset dhe bëri një pritje të mrekullueshme. Padyshim ai është një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit. /abcnews.
Gigi buffon’s last minute save???❤??@gianluigibuffon pic.twitter.com/vu1IzHsDHJ
— Omega Leonidas (@BebeLeonidas10) October 20, 2019