Sancho mungoi në derbi, arsyeja është qesharake!

schedule22:04 - 19 Tetor, 2019

schedule 22:04 - 19 Tetor, 2019

Sot, Borussia Dortmund luajti në derbi kundër Borussia Monchengladbach, sfidë që e fitoi me rezultatin 1-0. Verdhezinjtë kishin një mungesë shumë të rëndësishme, atë të Jadon Sancho. Talenti anglez nuk figuronte në listën e 18 lojtarëve para fillimit të takimit dhe për këtë, është mësuar dhe arsyeja.

Sancho është rikthyer me vonesë nga grumbullimi me Anglinë dhe trajneri Favre e ka ndëshkuar, duke mos e grumbulluar yllin anglez. Ky nuk është rasti i parë që futbollistët anglezë vuajnë nga ky fenomen, pasi dhe në vitin 2018, Sancho dhe Phil Foden nuk u grumbulluan me skuadrat e tyre për të njëjtën arsye./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!