Bashkimi Europian është në proces të hartimit të një plani alternativ për financimin e Ukrainës me një shumë prej 20 miliardë eurosh. Synimi është të anashkalohet vetoja e Hungarisë.
Vendimi për planin vjen pas dështimit të bllokut për të arritur një marrëveshje gjatë një samite.
Plani në fjalë do të përfshijë lëshimin e garancive në buxhetin e BE-së, nga shtetet anëtare pjesëmarrëse, duke i lejuar Komisionit të marrë hua deri në 20 miliardë euro për Kievin në tregjet e kapitalit gjatë vitit të ardhshëm, sipas burimeve me këtë çështje.
Kushtet janë ende në diskutim dhe shuma përfundimtare do të përcaktohet sipas nevojave të Ukrainës.
Marrëveshja është e ngjashme me atë që hyri në fuqi në vitin 2020 kur Komisioni siguroi deri në 100 miliardë euro financim të lirë për vendet e BE-së për programet afatshkurtra të mbështetjes gjatë pandemisë Covid.
Kjo marrëveshje nuk do të kërkojë garanci nga të gjitha shtetet anëtare, pasi pjesëmarrësit kryesorë përfshijnë vendet me vlerësimet më të larta të kreditit.
Kjo do t’i mundësonte BE-së të shfuqizojë veton e Hungarisë pasi nuk do të kërkonte mbështetje unanime.
/abcnews.al