Borussia Dortmund ka mposhtur me rezultatin 1-0 rivalët e Borussia Monchegladbach, falë golit të kapitenit Marco Reus. Kjo sfidë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund ishin verdhezinjtë ata që do të merrnin pikët e plota.
Rastet nuk munguan përgjatë 90 minutave, por goli do të vinte vetëm në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, do të ishte Reus ai që do të shnonte. Kapiteni i Dortmundit merr një top në hyrje të zonës dhe mposht portierin kundërshtar, i cili u vërsul për të arritur i pari tek ai top. Ky gol i ylli gjerman do të ishte dhe diferenca mes dy skuadrave./abcnews.al
Bundesliga
B. Dortmund – B. M’Gladbach 1-0
M. Reus 58’