Qeveria ukrainase ka dërguar në parlament një projektligj për uljen e moshës së rekrutimit në ushtri, nga 27 në 25 vjeç, me qëllim forcimin e ushtrisë, duke pasur parasysh se drejtuesit ushtarakë kanë propozuar që të regjistrohen deri në 500 mijë ushtarë shtesë.
Në shënimin shpjegues të projektligjit, parashikohet edhe trajnimi bazë ushtarak për të gjithë shtetasit e moshës 18 deri në 25 vjeç për maksimum tre muaj dhe shërbimi bazë fakultativ ushtarak vendoset deri në moshën 25 vjeç për ata që nuk kanë kryer trajnimin bazë.
Projektligji parashikon gjithashtu masa të përkohshme në rast mosparaqitjeje në komisariatin ushtarak. Pavarësisht ndalimit për të gjithë burrat e moshës ushtarake që të largohen nga vendi, autoritetet gjermane vlerësojnë se vetëm në Gjermani, e cila ka mirëpritur rreth një milion refugjatë ukrainas, aktualisht ka rreth 190,000 burra ukrainas të moshës nga 18 deri në 60 vjeç./abcnews.al