Ilir Daja është i kënaqur me lojën që skuadra e tij bëri me Kukësin. Trajneri i korçarëe, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport analizoi atë që ndodhi në fushën e blertë, si dhe komentoi gjykimin.
RASTET – “Të them të drejtën, sot nuk ka munguar asgjë, përveç golit. Ai është shumë i rëndësishëm, pasi të jep fitoren. Kishim shumë raste përballë pretedenteve të kampionatit. Po të luajmë kështu, edhe golat do të vijnë. Humbëm shumë raste sot”.
ARBITRIMI – “Unë nuk shoh asgjë me tedencë. Arbitri e ngriti lojën në atë nivel që sot pamë. Kishte disa momente, si për ne, si për kundërshtarin, por nuk shoh gjë me tedencë”.
RIVALI – “Përtej modestisë, ishim shumë më lart se kundërshtari. Sot m’u duk si Skënderbeu që drejtoja para dy sezonesh. Nëse vazhdojmë kështu, besoj se rezultatet do të vijnë. Do të jemi gjithmonë te pjesa e sipërme e tabelës. Këtë 90 minutësh, duhet ta përsërisim gjithmonë”. /abcnews.al