Basketbolli amerikan pati një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend. Publiku shijoi aksione dhe kosha nga më të ndryshmit, në atë që njihet si kampionati më i bukur në botë.
NBA quhet koha e spektaklit.
Nga Bregu Lindor në atë Perëndimor, publiku në Arenat luksoze dhe ai përpara televizorit në të gjithë botën, shijuan një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend, me aksione dhe kosha nga më të bukurit.
Në renditjen zyrtare të vetë ligës, numri 10 ishte asisti i Devin Bukerit të Feniksit në ndeshjen e fituar ndaj Memfisit, 99-97, pasim që solli koshin e Kris Markizit.
Numri 9 ishte aksioni personal për kosh nga Geri Harris i Denverit, në suksesin e thellë 107-83 ndaj Juta Xhazit.
Numri 8 i dha basketbollistit të Dallasit, Hoze Barea, për koshin me aksion individual në suksesin ndaj Torontos, 98-93.
Një veprim vërtet hutues për kundërshtarët.
Numri 7 ishte për yllin e San Antonios, Leonard, të kthyer më në fund nga dëmtimi.
Ai shënoi me meritë personale në suksesin 109-97 kundër Bruklinit.
Numri 6, ishte aksioni mes letonezit Devis Bertens dhe Deni Grinit, edhe këta të San Antonios. Pasimi Bertensit solli koshin e Grinin.
Numri 5, ishte për të fuqishmin Andre Dramond të Detroitit, që depërtoi dhe çau mbrojtjen e Indianës.
Detroit fitoi ndeshjen bindshëm 107-83.
Numri 4, për një nga yjet kryesorë të sezonit, Janis Antetokumpo të Miluokit.
Aksion personal dhe kosh, edhe pse nuk shmangu dot fitoren e Çikagos mike 115-106.
Në vendin e tretë, aksioni personal i lojtarit të Juta Xhazit, Donovan Miçëll.
Edhe ai shënoi me meritë personale, edhe pse skuadra e tij u mund nga Denveri.
Numri 2, Xherrël Marin i Memfisit në përballjen në fushën e Feniksit.
Ai ndoqi me kujdes aksionin e shokëve, në një duel shpejtësie me mbrojtjen vendase, duke barazuar rezultatin në sekondën e fundit, 97-97.
Ja edhe numri 1, po në ndeshjen Feniks-Memfis.
Tajson Çendlër shënoi koshin e fitores 99-97, pas një topi të marrë nga rivënia anësore./abcnews.al
Gazetar i ABC News: Bledar Kuka