Një eurodeputet italian ka shkaktuar polemika pas urimit të tij për Krishtilindje. Pietro Fiocchi shfaqet në disa postera të vendosura në qytetin e Lecco-s, i ulur në një kolltuk, pas të cilit shihet një pemë e zbukuruar me fishekë. “I uroj të gjithëve një Krishtlindje me të gjitha stolitë”, shkruhet në poster.
Kjo ka shkaktuar polemika pasi me dy luftëra në zhvillim në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, zgjedhja për të përdorur armët si ‘subjekt’ i përshëndetjeve është parë si e pavend. Shumë kanë kritikuar edhe faktin se eurodeputeti nuk duhet të përdorë rolin e tij për të reklamuar fishekët e kompanisë së tij familjare.
“Imazhi portretizon predha gjuetie, jo gëzhoja lufte. Nuk kishte për qëllim të ishte një provokim, unë i dënoj me vendosmëri luftërat“, ka thënë eurodeputeti pas kritikave me të cilat është përballur./abcnews.al


