Shtëpia e Bardhë thotë se Irani është i përfshirë në planifikimin e sulmeve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq. Grupi Houthi, i mbështetur nga Irani, që pretendon se sulmet janë kryer si kundërpërgjigje për atë që po ndodh me palestinezët në Gaza, kanë shënjestruar anijet tregtare me don dhe raketa.
“Ne e dimë se Irani ishte thellësisht i përfshirë në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq. Kjo është në përputhje me mbështetjen materiale të Iranit dhe inkurajimin e veprimeve destabilizuese të Houthive në rajon,” tha zëdhënësja për sigurinë kombëtare Adrienne ëatson.
Irani mohon përfshirjen në sulmet e Houthis. SHBA javën e kaluar njoftoi një koalicion detar që përfshin 20 vende që synon të ndihmojë në mbrojtjen e anijeve nga sulmet në Detin e Kuq.
Disa nga vendet e përfshira kanë thënë se operacionet për të mbrojtur trafikun tregtar do të jenë pjesë e marrëveshjeve ekzistuese detare./abcnews.al