“Opozita është e përçarë”, Melazim Koci: Asociacioni, çështje e brendshme e Kosovës!

schedule16:19 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 16:19 - 22 Dhjetor, 2023

Në një intervistë në “Ballkan Update” në “ABC” analisti nga Prishtina Melazim Koci, foli për deklaratat e Miroslav Lajçak lidhur me asociacionin, pasi ky i fundit theksoi se asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës.

Deklarata për të cilat analisti Koçi tha se janë plotësisht korrekte pasi, asociacioni është çështje e brendshme.

“Lajcak ka të drejtë sepse asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës. Nuk shoh që ka hapësirë për të diskutuar për këtë çështje. Sa i përket draftit të asociacionit nënshkrimi i Serbisë është i padomosdoshëm”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se Kosova ndodhet në një moment delikat, dhe opozita sipas tij është e përçarë.

“Haradinaj e kemi parë që ka qëndrime shumë të qarta dhe të prera, në raport me partitë e tjera që ndoshta ndjehen të frikësuara. Ndaj duhet krijimi i një ekipi të unitetit dhe kjo është e mundur nëse presidentja Osmani do të ishte e sinqertë për të bërë diçka të tillë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/