Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Bashës për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Kujtojmë se Kushtetuesja ktheu kërkesën e Lulzim Bashës për plotësim dokumentacioni, por pasi u dorëzua sërish në gjykatë është vendosur që të mos legjitimohet.
PD nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës pasi nuk provohet “interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen e ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj, ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se pretendimet e kushtetueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
/abcnews.al/