Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbaroi koha e pandëshkueshmërisë”, Balla komenton heqjen e imunitetit të Berishës: Para ligjit të gjithë të barabartë

schedule12:42 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 12:42 - 22 Dhjetor, 2023

“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokuroreve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Kështu e ka komentuar nga Fieri prag-arrestimin e Sali Berishës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Sakaq, ai ka theksuar se sot jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.

“Ju e keni parë sot ne jemi në një moment të rëndësishëm historik, të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar. Para pak momentesh, më kanë bërë me dije për një goditje të një grupi të rëndësishëm kriminal, përsëri kanë qene një numër i konsiderueshëm grupesh kriminale që po goditen nga ligji dhe policia e shtetit në bashkëveprim dhe gjej rastin që ta falenderoj SPAK-un, me të cilët puna vazhdon për t’i dhënë një goditje grupeve kriminale”, tha ministri

Ministri i Brendshem njoftoi se ka urdheruar ndalimin e shitjes se pronave qe u jane konfiskuar krimineleve.

Deklaratat Ministri i Brendshem i ka bere gjate prezantimit te prefektit te ri te qarkut Fier, Rajmonda Balilaj e cila ka zevendesuar ne kete post Lefter Shehajn./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!