Një punëtor rreth moshë 38-vjec ka rënë nga lartësia mëngjesin e kësaj të premte teksa punonte në një pallat në ndërtim (Univers City) në Tiranë. Si pasojë punëtori ka ndërruar jetë.
“Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje./abcnews.al