Një zjarr ka përfshirë një banesë dy katëshe në qytetin e Pogradecit. Mendohet se paraprakisht shkak është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka ndezur drutë që familja mbante në katin e dytë.
Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po lufton për shuarjen e flakëve. Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit./abcnews.al