Gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Shqipëri, një ndër personalitet pjesëmarrës në mbrëmjen e organizuar nga kryeministri Edi Rama, ishte dhe violinisti i shquar Tedi Papavrami.
Në një intervistë për emisionin ‘Pas Mesnate’, ky i fundit zbuloi se Macronin kur e takoi ishte shumë miqësor dhe dije artistike. Tedi tregoi se patën mundësinë të flasin për letërsinë dhe muzikën, edhe Mavron ishte tepër pozitiv.
“Vetë Macroni që unë nuk e njihja, nuk e kisha takuar ndonjëherë, më bëri një përshtypje shumë të mirë, se në Francë e kritikojnë shumë. Vetë në fakt, unë kisha një paragjykim të mirë për të, kur e dëgjoj të flasi se çfarë thotë, mënyra se si shpjegon qoftë dhe vendimet që ka marrë, ku është e pamundur të mos bëjë gabime, pasi nuk ka politikanë që të bëjë vetëm zgjedhje që t’i kënaqi të gjithë, por prap më ka bërë përshtypje të mira, kur e takova kjo më bindi dhe më tepër. Jam i sigurt që do të jetë krah Shqipërisë dhe me atë që ndjeva, veç në qoftë se politika ka ligje që na shpëtojnë. Por nga ana e thellë e tij, në radhë të parë mu bë qejfi që ishte një shpirt artisti, që e kupton artin dhe këtë e kupton menjëherë, folëm pak për letërsinë, folëm për letërsinë, për dy, tre emra kompozitorësh dhe e shikon që ka njohje shumë të mirë. Kjo ma bëri qejfin. Sot demokracitë janë bërë të sëmura, u duhet një diktator i vërtetë që ta kuptojnë se ç’është diktatura”.
Sa i përket, anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, violinisti tha:
“Unë do kisha shumë dëshirë që Shqipëria të hyjë në Europë si të gjithë shqiptarët, por nuk e di si janë normat. Nuk di më tepër se të tjerët. Mendoj që po të vazhdoj kështu pse të mos hyjë”./abcnews.al