Pasi arritën të nënshkruanin, me 3 ish-“yje” të “katalanasve” të Barcelona, duket se “gjigantët” amerikanë të Inter Miami nuk do të ndalen me kaq, teksa mësohet se planifikojnë të sjellin në Majemi edhe një tjetër ish-“blaugrana”, që ka shkruar historinë me klubin spanjoll.
Bëhet fjalë për “bomberin” uruguajan, Luis Suarez, me neogicatat të cilat kanë nisur prej disa javësh dhe tashmë është arritur çdo detaj, teksa e vetëmja gjë, që ka mbetur është firmoja e kontratës, kontraë e cila do jetë fillimisht 1-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit ekstra, nëse gjithçka shkon si duhet në MLS.
Kështu, sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, ish-“bomberi” i Ajax, Liverpool, Barcelona e së fundmi, brazilianëve të Gremio pritet të fluturojë ditët në vijim drejt Miamit për të finalizuar detajet përfundimtare të kontratës në dhjetor, pas përfundimit të kontratës me brazilianët e Gremio. /i.m /abcnews.al