Tashmë gjithçka është zyrtare, tekniku Steffen Baumgart nuk do të jetë më “numri 1” i pankinës së skuadrës së Koln, me vendimin e klubit gjerman që erdhi, pas rezultateve katastrofike të këtij , me skuadrën që renditet në vend të fundit të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Koln, me këta të fundit, që nëpërmjet, një postimi të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale njoftojnë tifozët, se Baumgart largohet pas më shumë se dy sezonesh në krye të skuadrës së tyre.
“Gjatë kohës së tij në Koln, Steffen dhe stafi i tij stërvitor bënë një punë të shkëlqyer. Ai u identifikua shumë me klubin dhe strategjinë tonë dhe pavarësisht sfidave të shumta, e zgjati kontratën e tij dy herë. Larg fushës, Steffen ka qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe shkëmbyer ide se si të zhvillohet më tej klubi. Udhëtimi ka kërkuar forcë dhe bindje nga të gjithë të përfshirët dhe veçanërisht nga Steffen. Pas fillimit aktual të pakënaqshëm të sezonit, në ditët dhe javët e fundit ne kemi qenë shumë të hapur, për të dëgjuar Steffen, i cili ka vënë në pikëpyetje bindjet e tij personale. Si rezultat, ne kemi vendosur kolektivisht t’i japim fund marrëdhënies sonë të punës, edhe nëse kjo dëmton në nivel personal”,- tha CEO i Koln, Christian Keller. /i.m /abcnews.al