Sulmi i armatosur në universitetin e Pragës, ministri Hasani: Nuk ka shqiptarë të lënduar

schedule19:22 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 19:22 - 21 Dhjetor, 2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani i ka shprehur ngushëllimet familjeve të prekura nga sulmi ne armë në universitetin e Pragës.

Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.

Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”, shprehet ministri Hasani.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!