E rëndë ngjarja e raportuar në Pragë, pasi një person ka qëlluar me armë zjarri në Universitetin e Pragës.
Sipas policisë çeke autoritetet ndërhynë menjëherë, zona përreth u rrethua dhe u bë e mundur evakuimi i ndërtesës. Ndërkohë qytetarëve i është bërë thirrje të mos dalin nga shtëpinë e tyre. Sakaq nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, disa studentë janë fshehur në parvazin e çatisë së ndërtesës.
Sulmuesi që tashmë është neutralizuar, ishte parë në çatinë e universitetit. Ai ka përdorur në pushkë ndërsa ka plagosur rreth 24 persona dhe 15 të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja. Mes 15 viktimave raportohet se është edhe autori i sulmit.
/abcnews.al/