Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim prej 4 vitesh, arrestohet në Shkodër bullgarja për trafik klandestinësh

schedule16:20 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 16:20 - 21 Dhjetor, 2023

SHKODËR– Një 50-vjeçare nga Bullgaria, e cila ishte shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh kundrejt pagesës është arrestuar në Shkodër.  Ajo akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sakaq, tre pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!