Maturantët e dhjetave/ Medalje e artë, si trofe i mundit dhe përkushtimit për dije

schedule15:48 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 15:48 - 21 Dhjetor, 2023

Marina Xhelollari përfundoi ne qershor maturën me dhjeta absolute, dhe për arritjet e saj u vleresua medalje ari. Çmimi e bën të ndihet krenare, ndërsa thotë se me punë arrihet gjithçka.

“Ndihem e vlerësuar. Për këtë arritje është punuar shumë gjatë tre vite. Por më së shumti janë gëzuar prindërit e mi që mezor e prisnin”, tregon ajo.

Çmimin ia kushton familjes dhe mësuesve të gjimnazit.

“Falenderoj familjen ka qene shpatulla ku vendosja kokën, falënderoj dhe gjimnazit tim Sami Frashëri”, u shpreh më tej

Marina studion për mjekësi, ndërsa të ardhmen e sheh në vendin e saj.

“Kam dëshirë të kontribuoj për vendin tim. Jam optimiste, si mjeke e ardhshme”, tha Marina.

Edhe Sidrit Zela është një tjetër maturant që mori medalje ari për rezultate të larta në tre vitet e shkollës së mesme. Ai kujton vështirësitë e mësimit në pandemi, ndërsa vlerësimin e quan shpërblim për punën e tij.

“Viti i parë ishte i vështirë në pandemi, ndërsa gjimnazi ka qenë mjedis shumë suportiv për mua”, tregon ai.

Po kujt ia dedikon Sidriti këtë medalje?

“Familjes sime dhe tre mësueseve të mia në gjimnaz”, shprehet ai.

Sidriti tashmë studion inxhinieri softwere, një pasion i hershëm i tij për teknologjinë.

“Dega që kam zgjedhur ka mundësi punësimi. Kjo ishte ajo që doja të bëja”, shprehet Sidriti.

162 maturantë me rezultate të shkëlqyera, u vlerësuan me medalje ari në një ceremoni të zhvilluar në Kryeministri. 92 prej nxënësve do të jenë pjesë e programit të ekselencës me bursa sa paga minimale, që do të mbështeten financiarisht, por do të kontribuojnë për vendin në profesionet me prioritet, ku ka nevojë tregu i punës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!