“Pa ushqim dhe ujë”, nënat në Gaza nuk janë në gjendje të ushqejnë foshnjat e tyre

schedule15:54 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:54 - 20 Dhjetor, 2023

Khitam, nëna e pesë fëmijëve nga Gaza, ka përshkruar luftën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e saj, teksa ajo strehohet në një shkollë në Deir Al Balah.

“Nuk ka ujë dhe ushqim për të ngrënë,” tha ajo.

“Situata jonë është shumë e vështirë. Nuk ka ujë për të pirë. Nuk ka ujë të pastër, etjen mezi e shuajmë”.

Khitam tha se katër fëmijët e saj të tjerë “kanë dashur të hanë që nga mëngjesi, por nuk ka bukë”.

Ajo lindi gjatë luftës dhe përshkroi se ishte larguar nga shtëpia e saj për shkak të bombardimeve izraelite vetëm dy ditë pas lindjes.

ActionAid thotë se dhjetëra mijëra gra shtatzëna janë të uritura, ndërsa nënat janë aq të keq-ushqyera sa nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre të porsalindura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!