Grida Duma: Politika nuk po bën politikë

schedule22:53 - 18 Tetor, 2019

schedule 22:53 - 18 Tetor, 2019

Anëtarja e kryesisë së Partisë demokratike Grida Duma ka qenë e ftuar në Provokacija me Mustafa Nanon mbrëmjen e sotme. Duke folur për librin më të ri të saj “Koha për Politikë” Duma shprehu bindjet e saj në lidhje me politikën shqiptare. Politika shqiptare, sipas Dumës nuk po bën politikë. Gjithashtu Grida Duma tha se largimi i shqiptarëve që i përkasin shtresës së mesme, nga Shqipëria është një humbe e madhe dhe se ikja e këtij kontingjenti penalizon më tepër vetë opozitën.

Ikja e shtresës së mesme, mjekëve, infermierëve, kontabilistëve, IT, është humbje disa dekadash, dmth ikja e burimeve njerëzore është humbje e disa dekadash. Ne sot nuk kemi kamerier, po të pyesësh bizneset do dëgjosh rëndom se gjatë periudhës së verës nuk  gjejnë dot njerëz dhe kjo pjesë e ikjes është disavantazh i madh.

Mendoj se ikja e këtij kontingjenti, penalizon opozitën të parën. Normalisht ne jemi vend i politizuar, kur unë them koha për politikë nuk mendoj se njerëzit nuk jetojnë politikisht mendoj që politika nuk po bën politikë. Nuk ka shqiptarë sot duke nisur nga taksixhiu tek ai që shërben në një kioskë apo dyqan të vogël që nuk e di çfarë po ndodh në Shqipëri. Nëse do u japim mundësinë njerëzve të flasin 5 minuta për politikën shqiptare do shohim se ata i dinë të gjithë gjërat dhe nga ana tjetër ne cedime se si shqiptarët kanë arritur të na blejnë ata ne psikologjikisht. Dmth ata shpesh na thonë atë që duam të dëgjojmë sepse kanë kuptuar që shpesh verbi politik është hipokrit”, tha Duma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!