Zëdhënësi i forcave izraelite, Daniel Hagari deklaroi se forcat ajrore kishin kryer sulme në infrastrukturën e Hezbollahut dhe objektet ushtarake në Liban.
Hezbollahu njoftoi se gjashtë nga njerëzit e tij janë vrarë në 24 orët e fundit, shkruan Al Jazeera.
Katër u vranë të mbrëmjen e së martës dhe dy të mërkurën.
Ndërkaq, Hamasi ka konfirmuar se lideri i tij politik Ismail Haniyeh ka mbërritur në Egjipt, ndërsa bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi vazhdojnë./abcnews.al