Ende në Vetting, Besnik Muçi betohet në Presidencë si anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese

schedule21:13 - 18 Tetor, 2019

schedule 21:13 - 18 Tetor, 2019

Besnik Muçi është betuar para Presidentit Ilir Meta si anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia u zhvillua në Presidencë, në prani të ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se:

“gjatë kryerjes së detyrave të tij do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Por edhe pse Muci është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ai bazuar në Kushtetutë nuk mundet ta realizojë këtë detyrë, pasi nuk ka kaluar ende procesin e rivlerësimit në të trija shkallët e Vettingut.

Gjyqtari Besnik Muci vazhdon betejën e Vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në seancën e fundit, trupa e KPA-së, bazuar në informacionin e dhënë nga Komisioneri Publik kërkoi deklasifikimin e një dokumenti të klasifikuar si sekret shtetëror, ku thuhej se subjekti i rivlerësimit ka lidhje me dy persona të proceduar penalisht, tek të cilët ka blerë një apartament dhe një makinë.

Sipas Komisionerit Publik, gjyqtari Muçi i ka një borxh në vlerën prej 21 000 euro njërit prej personave të proceduar penalisht./abcnews.al