Nga 38 persona që janë në bllokun e qelive të burgut të Peqinit, në të cilën ndodhej edhe qelia e Sokol Mjacajt, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar të pyeten të gjithë të dënuarit mbi objektet qe kanë marrë nga familjarët që prej datës 15 Nëntor. Dyshimet janë se arma është futur brenda burgut nga një pajisje e sofistikuar gjatë periudhës kur janë ndërruar drejtorët.
Prokuroria i ka ofruar statusin e “bashkëpuntorit të drejtësisë” të paktën 3 punonjësve të burgut por që asnjeri nuk e ka pranuar.
Ndërkohë, Burgu i Peqinit nuk ka fare sistem mbrojtje bllokues valësh.
Kujtojmë që 28 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri të premten të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mes të ndaluarve për këtë ngjarje të rëndë, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, është edhe kreu i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha./abcnews.al