Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar edhe njëherë numrin e lartë të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se gjatë 2023 janë regjistruar 7 milionë pasagjerë, një rekord historik ky thekson Rama, duke nënvizuar se janë 35 % më shumë pasagjerë se vitin e kaluar.
“Një fakt sa njëmijë fjalë”, shkruan kryeministri bashkangjitur fotografisë së publikuar në Facebook.
Sipas të dhënave zyrtare nga 1 janari deri ne 18 dhjetor 7 milion pasagjere janë regjistruar ne këtë aeroport. Krahasuar me të njëjtën periudhe te një viti me pare, numri i pasagjereve është rritur me 35%.
Këto shifra rekord janë regjistruar ndërkohë qe Shqipëria pati këtë vit bumin me te madh turistik, ndërsa aeroporti i Rinasit vijon te jete pika hyrëse kryesore e te huajve qe vizitojnë Shqipërinë.
/abcnews.al/