Të paktën 126 persona kanë humbur jetën dhe me qindra janë plagosur si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi pjesën veriperëndimorë të Kinës. Ekipet e shpëtimit po përballen me mot të ftohtë, me temperatura deri në minus 15 gradë Celsius që po vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit.
Kreu i ekipit të shpëtimit tha për BBC se numri i viktimave do të rritet por temperaturat nën zero janë shumë të ftohta për t’u duruar dhe vështirësojnë punën.
“Kemi vështirësi nga temperaturat dhe nga lartësia. Vendi ynë është më i ftohtë se Turqia. Është -15C. Presim të rritet numri i viktimave.
Tani duhet të gërmojmë më thellë. Por nuk ka ndërtesa të mëdha në zonë. Këto janë shtëpi të sheshta të civilëve. Janë shtëpi të vjetra, disa prej balte”, deklaroi ai për BBC.
/abcnews.al