Drejt Aleksandër Currit, personit i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të hëne, është qëlluar 4 herë.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se Curri ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se autori, pasi ka qëlluar në drejtim të Currit, ka marrë biçikletën e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Një 40-vjeçar i cili është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës, ndodhet në sallën e operacionit, gjendja e tij është kritike për jetën. Autori ka qëlluar 4 herë drejt 40-vjeçarit. Në ndihmë të tij kanë ardhur disa persona që ndodheshin afër, të cilët kanë njoftuar policinë. Personi i cili dyshohet si autor, shihet në pamje që hipën në biçikletë dhe largohet. Mund të jetë konflikt i çastit, ende e ka të paqartë policia. E para pistë, është ajo e konfliktit të çastit.
Nuk kemi informacione nga policia, por nuk na rezulton që kemi të bëjmë me person me precedentë të mëparshëm penalë apo problematik. Janë hetimet që do e tregojnë dinamikën e atentatit ndaj 40-vjeçarit. Ka qenë vetëm, i pashqetësuar në qendër të qytetit të Shkodrës, kur drejt tij është qëlluar 4 herë”, raportoi gazetari Shkreli./abcnews.al