Prej 44 minutash, në “Stadio Renato Dall’Ara”, Bologna e Roma po ndeshen me njëra-tjëtrën, në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku deri më tani po rezulton të jetë një sfidë spektakolare.
Në minutën e 37′-të ka ardhur dhe goli i parë i sfidës, ku një aksion fantastik i “Emiljanëve” është finalizuar më së miri nga “shkatërruesi” i mesfushës, Nikola Moro, i cili pasi merr një pasim të bukur, nga Ndoye dërgon topin në rrjetën e portierit, Rui Patricio. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: