Gazetarja Etleva Delia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj dy të dënuarve të tjerë Ilir Xhakajt dhe Arben Lleshajt. Gazetarja theksoi se dyshohet që të jetë një vrasje me porosi nga jashtë.
Sipas saj, dyshimet shtohen edhe nga fakti që arma është futur me dron afër perimetrit të burgut të sigurisë së lartë.
“Si mund të ngrihet një dron afër perimetrit të një burgu të sigurisë së lartë që supozohet të mos lejohet ngritja e dronëve. Atëherë dyshohet për një bashkëpunim të mundshëm, disa nga të burgosurit që kanë dhënë deklarimet e para pretendojnë se kishte planifikuar Sokol Mjacaj mund të kishte planifikuar një ngjarje të tillë dhe armën mund ta kishte fshehur prej disa ditësh.
Ai kishte vetëm tre ditë në atë sektor ndërkohë që pritej të transferohej në 41 bis. Nuk përjashtohet as mundësia që ai mund të ketë kontaktuar nga jashtë për të realizuar një gjë të tillë dhe konkretisht për personin që ka ndërruar jetë. Jo nuk mund të flasim për një grup. Janë tre persona të dënuar për vepra që i kanë kryer në hesap të vet. Ka dyshime që ngjarja mund të jetë planifikuar nga jashtë dhe është realizuar brenda burgut.
Besoj se ka bashkëpunim, duhet të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda burgut, qoftë zyrtarë apo gardianë dhe personel tjetër të burgut. “, u shpreh gazetarja./abcnews.al