Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sherr mes të burgosurve në Koridhalo të Greqisë, dy të plagosur. Njëri prej tyre shqiptar

schedule11:20 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 11:20 - 15 Dhjetor, 2023

Një perplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me dy të plagosur.

Ka qenë një 28 vjecar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52 vjec duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.



Gardianët kanë neutralizuar 28 vjecarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë derguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!