TIRANË- Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së të enjtes në Pezë Helmës. Mësohet se policia ka arrestuar 2 persona, babë e bir, të cilët edhe njoftuan policinë për të shtënat. Ata janë ndaluar për armëmbajtje pa leje, pasi ju gjet arma në banesë.
Fillimisht ata kanë njoftuar policinë, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e tyre. Ata kanë pretenduar se 3 apo 4 ditë më parë kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar.
Mbrëmjen e së enjtes denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin që e ruante që prej ’97-ës dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër. Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë.
Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm gëzhojat e kallashit që shtëna nga kallshnikovi i tij, por jo gëzhoja të armëve të tjera. Pas përfundimit të hetimeve paraprake, policia arrestoi babë e bir për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.