Tre deputetë të tjerë të opozitës do të përjashtohen si ndëshkim për sjelljen e tyre në seancën plenare.
Socialistët kërkuan marrjen e masës ndaj Edmond Spahos, Saimri Korreshit dhe Kastriot Pirolit, sepse ndezën flakadanë në seancën e së enjtes.
Komisioni i Etikës pritet të aplikojë ndaj tyre masën ndëshkuese maksimale me 10 ditë, sipas rregullores së vjetër, e cila ishte ende në fuqi kur këto veprime u kryen nga deputetët.
Ashpërsimi i dënimit me 1-2 muaj u miratua në fund të punimeve të parlamentit.
Megjithëkëtë, Komisioni i Etikës do të aplikojë rregullat e reja, nga e enjtja tjetër, cdo veprim bllokues do ti kushtojë cdo deputeti 30-60 ditë.
PS kërkoi përjashtim vetëm për ata deputetë që kryen veprime brenda në sallën plenare dhe nuk mori në konsideratë tensionet, përplasjet dhe dëmet e shkaktuar në derën hyrëse të Kuvendit.