Violinçelisti, djali i Meteo Guralumit zbulon instrumentin 100-vjeçar: Gjithmonë pranë meje, e kam kujtim nga babai

schedule15:30 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:30 - 15 Dhjetor, 2023

Violinçelisti dhe pedagogu, Pjetër Guralumi, njëherazi dhe djali i muzikantit të njohur, Mateo Guralumi ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate”, se violinçeli i tij është gati 100-vjeçar. Ai e ka restauruar në Zvicër dhe si pasojë tingulli është bërë dhe më kualitativ.

Sakaq, Pjetri ka thënë se ky instrument e mban gjithmonë të lidhur me të atin, pasi e ka kujtim prej tij.

“Ky është një instrument i shkollës së Francës, i autorëve Kristian Oliver dhe Pol Bish, por që në 2002, unë e kam restauruar në Zvicrës nga një nga mjeshtrat më të mëdhenj të restaurimit muzikor, Zhan Zhak Fasna, i cili më dha një instrument akoma me më një tingull që vazhdon të më pëlqej. Ky instrument për pak bën 100 vjeç dhe është prodhuar në 1928, do dhe 5 vite që të bëj 100 vjeç. Por pas restaurimit ka fituar kualitete të tilla që dua të falenderoj iniciatorin që mori këtë instrument nga Tirana në Zvicër, mjeshtrin Edmond Sinani. Është mjeshtri që krijoi këtë mundësi që ky instrument të tingëllojë dhe sot me këtë tingull që ju dëgjuat.

Me këtë instrument kam një lidhje të fortë emocionale dhe është kujtimi i zërit të babait. Kështu që është pranë meje gjithmonë”, u shpreh Guralumi./abcnews.al