“Çatia kishte rënë në tokë, luftuam me flakët”, në shtëpinë ku humbi jetën i moshuari në Lushnje

schedule11:24 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 11:24 - 14 Dhjetor, 2023

Një i moshuar humbi jetën orët e para të mëngjesit të së enjtës pasi banesa ku jetonte u shkrumbua nga flakët.

Viktimë mbeti Koli Koçi, 82 vjeç nga fshati bubullime i Lushnjës.

Bashkëshortja, po 82 vjeç mundi të shpëtojë pa u dëmtuar.

Shtëpia ku jetonin vetëm dy të moshuarit u përfshi nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit.

Zjarri u konstatua nga fqinjët të cilët lajmëruan shërbimet zjarrfikse.

Për shkak të vjetërsisë banesa u dogj shumë shpejt duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Shefi i shërbimit zjarrfikës në Lushnje Xhezmi Metushi tha se të moshuarit i zuri poshtë çatia që kishte marrë flakë.

Zjarri dyshohet të ketë ardhur nga soba me dru megjithatë grupi hetimor mblodhi prova për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ku humbi jetën i moshuari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!