Manchester City ka fituar në Serbi ndaj Yllit të Kuq me rezultatin 2-3. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, me një gol tepër të bukur nga Hamilton në minutën e 19’. Në pjesën e dytë ishte përsëri City që gjeti rrjetën, me Bobb i cili shënoi në minutën e 62’. Serbët shënuan golin e vetëm në minutën e 76’ me anë të Beom. Pranë fundit të lojës, City shënoi edhe të tretin me anë të Kalvin Philips. Ekipi serb shënoi edhe golin e dytë në shtesat. Me këtë fitore, Manchester City e mbyll në vendin e parë me pikë të plota, ndërsa Ylli i Kuq në vendin e fundit me 1 pikë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Leipzig dhe Young Boys përfundoi me fitoren 2-1 të gjermanëve. Ashtu si ndeshja e City, edhe kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, pasi verdiktet ishin ndarë. Leipzig i bashkohet Cityt për të vazhduar rrugëtimin në Champions League, ndërsa Young Boys do të luajë në Europa League./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat Crvena Zvezda-City
Shikoni golat Leipzig-Young Boys