Presidentja Osmani në Bruksel/ Prenkaj: Kërkesa e saj që Kosovës t’i hapet rruga në BE është pozitive

schedule16:31 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 16:31 - 13 Dhjetor, 2023

Presidentja Vjosa Osmani, do të jap këtë të mërkurë në Bruksel mesazhin se Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për t’iu afruar BE-së.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update”, diplomati Albert Prenkaj, e ka konsideruar këtë kërkesë tepër pozitive.

“Ajo që është pozicionuar sot mendoj unë është kërkesa e presidentes të Kosovës që dhe Kosovës t’i hapet rruga në bashkësinë europiane. Por duhet vënë theksi te marrëveshjet e nënshkruara, pasi kanë shumë rëndësi”.

Megjithatë, më tej, ai nuk është shprehur entuziast, pasi duhet parë pika e rëndësishme që duhet nënshkruar nga pala serbe dhe ajo e Kosovës.

“Kemi deklarata nga të dyja palët që dje, që marrëveshjet nuk mund të implimentohet. Kemi parë nga pala serbe, që Vuçiç nuk do që ta nënshkruaj, ndërsa pala jonë do që të nënshkruaj.

Unë nuk do të isha shumë entuziast sepse kemi veton e Hungarisë dhe Këshilli i Ministra kërkon që kjo kërkesë të futet në kapitull 35 si standard shtesë. Unë e thash dhe më herët që nuk duhet të jemi entuziast pasi duhet parë kjo pikë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!