Kejvina mbetet pa makinë/ SPAK kërkon konfiskimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës

schedule11:23 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:23 - 13 Dhjetor, 2023

Prokuroria e posaçme i ka kqërkuar gjykatës konfiskimin e disa pasurive në emër të Redjan Rrajës i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj Arjan Ndojës.

Pas hetimit pasuror SPAK ka evidentuar 10 pasuri në emër të Rrajës dhe familarëve të tij që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Hetuesit i kërkuan gjykatës kofiskimin e disa apartamenteve dhe njësive tregëtare përfshie edhe dy autmojete lukzose një prej të cilëve rezulton në pronësi të Kejvina Kthjellës, vajzës së njohur të shoë bizz-it. Prokuroria ka dyshime se automjeti tip audi a8 që përdorej nga Kthjella është blerë me paratë e Rrajës.

Ky I fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin që ndodhi nëntorin e 2019-tës pranë mbikalimit të Shkozetit, ku u plagosës prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës, është dënuar me 35 vite burg.

Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit. Për këtë ngjarje prokuroria  ka vënë në pranga edhe 5 persona si të tjerë përfshi në atentatin e 2019-tës mes të cilëve edhge Plaurent Dervishi që ëshët arrestuar në Dubai.

Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

– 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

– Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

– Një orë dore tip “Roleks”.

– Shuma prej 2750 Euro.

Kujtojmë se Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Ndërsa Arjol Halilaj, akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!