United në “rënie të lirë”, “Djajtë” e Ten Hag kërkojnë të “barazojnë” sezonin 1933/34

schedule10:36 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 10:36 - 13 Dhjetor, 2023

Mund të thuhet me plot gojë, se po zhvillojnë, një prej sezoneve të tyre më të dobta, në histori. Bëhet fjalë për “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, të cilët, pas humbjes, të së martës mbrëma, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich i dhanë fund “aventurës” së tyre evropiane, për këtë edicion, duke vazhduar tashmë luftën vetëm në Premier League e FA Cup.

Deri në këtë pikë të sezonit, djemtë e Erik ten Hag kanë humbur plot 12 përballje, mes kampionatit, Champions League e EFL Cup ose e thënë ndryshe gjysmat e ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, teksa kanë humbur 7 nga 16 përballjet e Premier League, 4 nga 6 të Champions League, si dhe 1 nga 2 të EFL Cup.

Skuadra kishte bërë më keq në histori vetëm në sezonin 1933/1934, kur përqindja e humbjeve, megjithëse me shumë më pak ndeshje të zhvilluara ishte 61%, mirëpo rekordi katastrofik nuk ndalet me kaq, pasi “Djajtë” pësuan 15 gola, në fazën e grupeve të UEFA Champions League, shifër që nuk e kishte pësuar kurrë më parë një ekip anglez. /i.m /abcnews.al