Dronët “Bayraktar” së shpejti do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook, një video të dronëve, ndërsa thekson se i përkasin një teknologjie më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s
Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.