“Griezmann ishte i Arsenalit, transferimi dështoi për faj të… Liverpool-it”

schedule17:29 - 17 Tetor, 2019

schedule 17:29 - 17 Tetor, 2019

Arsenali theu një rekord negativ përpara dy vitesh. Gunners nuk ia dolën të kualifikoheshin në Champions League pas 20 vitesh, duke humbur shansin për të transferuar një lojtar të madh në Londër.

David Ornstein ka zbuluar prapaskenën e merkatos në një prononcim të dhënë për The Athletic. Gazetari i njohur anglez tregon se si Arsenali ishte pranë afrimit të Antoine Griezmann, por ky transferim nuk ndodhi për faj të… Liverpoolit.

Ekipi i Klopp u rendit i katërti me 76 pikë, një më shumë se Arsenali. “The Reds” u kualifikuan në Champions, ndërsa ekipi i Wenger në Europa League.

“Nëse Arsenali do të kualifikohej në Champions League në sezonin 2016-2017, do të blinte Antoine Griezmann. ‘Topçinjtë’ nuk e arritën objektivin për herë të parë pas 20 vitesh dhe sulmuesi francez nuk lëvizi nga Atletico Madrid”, komenton Ornstein. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!