Përtej sfidave ekonomia shqiptare po performon në mënyrë të shëndetshme.Shifrat konfirmojnë se gjatë këtij viti ecuria ka qenë e kënaqshme në disa drejtime.Statistikat e Instat konfirmojnë se niveli i papunësisë ka arritur në kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit
.Në tremujorin e tretë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10.5 %, duke pësuar rënie me 0,03 pikë përqind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022 dhe është ulur me 0,2 pikë përqind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Sektori i sherbimeve ka dhënë impaktin krysor në rritjen e numrit të punësuarve e lidhur direkt me zhvillimin e turizmit në vend.Në terma vjetorë, punësimi u ul me 3,0% në sektorin e bujqësisë dhe me 2,0% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 6,1% në sektorin e shërbimeve.
Ndërkohë që vendi ynë vijon të jetë tërheqës për investimet e huaja pavarësisht se një sërë vendesh po përballen me problematika të shumta ekonomike si pasojë e luftërave dhe krizës inflacioniste.në 9 muaj insvestimet e huaja direkte arritën në 1.1 mld euro ose 10.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo shifër është thuajse më e larta e regjistruar në një dekatë.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme në masën 23%, sektorin e hidrokarbureve në masën 15%, sektorin e energjitikës në masën 14%, si dhe ndërmjetësimit financiar në masën 10%.