Mbrojtja e viktimave të krimit, Balla: Jemi në kushtet e një situate emergjente! “Tik Tok” shpërndarës i dhunës

schedule11:37 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 11:37 - 12 Dhjetor, 2023

Është zhvilluar këtë të martë konferenca për mbrojtjen e “viktimave të krimit”, ku edhe po prezantohet strategjia ndërkombëtare ndërsektoriale 2024-2023.

Gjatë fjalës së tij Taulant Balla u shpreh se nuk do të mungojë aspak bashkëpunimi mes institucioneve për të parandaluar ngjarje të dhunës që mund të sjellin edhe tragjedi. Referuar statistikave Balla tha se ndodhemi në kushtet e një situate emergjente. Ndër të tjera Balla tha se “Tik Tok” është kthyer në një shpërndarës të rregullt të dhunës.

“Kur Policia e Shtetit vihet në dijeni të një rasti dhunë, apo të dhunës seksuale, duhet të ketë një protokoll në momentit që sinjalizohet një rast dhunë. Duhet që ne t’i tregojmë shoqërisë raste konkrete se si viktimat jo vetëm do të merren në mbrojtje, por edhe do të fuqizohen”, ka thënë ndër të tjera Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!