Kënga e Taylor Swift mund të ndihmojë njerëzit, thonë ekspertët.
Shoqata Amerikane e Zemrës ka shpallur “You’re Losing Me” këngën perfekte për kryerjen e ringjalljes kardiopulmonare (CPR), një teknikë që shpëton jetë dhe është e dobishme në shumë raste urgjente ku zemra e dikujt ka pushuar së punuari.
Ka 103 rrahje në minutë, që konsiderohet si ritmi i duhur për të nisur zemrën me ngjeshje në gjoks.
E publikuar muajin e kaluar, kënga e 33-vjeçares Taylor madje përfshin rreshtin: “Nuk gjej puls, zemra ime nuk do të rrah më“.
Njerëzit që shohin dikë që ka nevojë për CPR këshillohen të telefonojnë 911 dhe të masazhojnë zemrën me ritmin e këngës.
Tani për tani, “Stayin’ Alive” e Bee Gees është kënga më e njohur për CPR, por kënga e Taylor mund të bëhet himni i ri i ndihmës së parë.
Këngë të tjera me 103 rrahje në minutë përfshijnë “S Club Party” nga S Club 7 dhe “Don’t Get Me Wrong” nga The Pretenders.
Këshilli Australian i Reanimacionit rekomandon gjithashtu përdorimin e këngëve mbi 100 rrahje në minutë për ringjalljen kardiopulmonare./abcnews.al