Tirana është ndalur në barazimin 2-2 ndaj Laçit në transfertë.
Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, pasi në minutën e 18’ ishte Hasani që zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 47’ të shtesës Abazaj dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë Laçi u përpoq duke ngushtuar rezultatin në minutën e 59’ me anë të autogolit të Najdovskit.
Në fundin e lojës, atëherë kur nuk pritej, Laçi gjen golin e barazimit në minutën e 93’ me anë të Kordeiro, duke shtangur kështu bardheblutë.
Me këtë rezultat, Tirana pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e parafundit me 17 pikë.
Nga ana tjetër, sfida mes Erzenit dhe Kukësit është ndarë në barazimin 0-0./h.ll/abcnews.al
Shikoni autogolin e Najdovskit